Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri me gjashtë vjet burgim, pasi kishte refuzuar që të lejonte ankorimin e një anijeje me migrantë më 2019, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe nacionalisti holandez, Greet Wilders, gart vilders iu bashkuan politikanëve të tjerë nga e mbarë Evropa për t’u adresuar në tubimin vjetor të Partisë Liga të Salvinit, që u mbajt në veri të Italisë.