Sot në interpelancën në Kuvend mes deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Ministrit Taulant Balla u bënë deklarata dhe akuza të forta mes njëri-tjetrit. Salianji akuzon Ballën se nuk ka kapur asnjë person që drejton organizatat kriminale dhe se ka shumë gjëra që çalojnë në mbrojtjen e Shqipërisë, si nga krimi i organizuar, ashtu nga vjedhjet e të tjera. Balla shprehet deri më tani kanë bërë arritje të shumta dhe janë arrestuar apo ekstraduar shumë kriminelë.