Emirjana Sako do drejtojë bashkinë e Durrësit dhe për një tjetër mandate. Kryebashkaikja socialiste u shpall fituese përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Igli Cara. Sako mori 48114 përkundër 38518 votave që mori rivali I saj. Kryebashkiaja socialiste u shpreh e lumtur për fitoren. Ajo theksoi se do të vijojë të ushtrojë detyrën ashtu siç e ka bërë deri më tani me qëllim zhvillimin e qytetit.