Kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit i është kthyer kundërshtarit të saj në zgjedhjet e 14 majit, Igli Carës me një mesazh në rrjetet sociale. Postimi i plotë DY FJALË PËR KUNDËRSHTARIN TIM Unë nuk jam politikane dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë politikën si përballje personash. Për mua politika është ballafaqim vizionesh, programesh, rezultatesh. Por, duke qenë se Igli Cara merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij siç e thotë edhe vetë, dua t’ju them dy fjalë!