Deklaratat e presidentit të porsakonfirmuar bullgar, Rumen Radev kanë shqetësuar thellësisht Shtetet e Bashkuara. Radev e cilësoi si “ruse” Krimenë e aneksuar u aneksua nga Moska në 2014. 58 vjeçari i bëri komentet gjatë një debati televiziv me rivalin Anastas Gerdjikov, pak përpara raundit të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 21 nëntor, të cilat Radev i fitoi.