Top Channel/ Rutte takon Micotaqis, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitoi Athinën
26/11/2024 19:30

Nga Athina ku ndodhet për një vizitë të shkurtër, Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s Mark Rutte dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kanë theksuar nevojën për të ruajtur mbështetjen për Ukrainën gjatë muajve të dimrit si dhe për avancimin e planit për një mburojë antiraketë mbi Evropë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Rusi. “Mburoja antiraketë është më e rëndësishme se kurrë, le të diskutojmë se si mund të realizohet kjo domosdoshmëri”, ka thënë Mitsotakis duke shtuar se “Greqia ka një rol konstruktiv, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie në krahun juglindor të NATO-s”. Pas takimit në zyrën kryeministrore , dy liderët kanë dhënë një konferencë të përbashkët shtypi, ku kreu i qeverisë greke, në një mesazh të tërthortë ndaj Turqisë, ka theksuar se “duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi me partnerët” dhe se “duhet të vazhdojmë me besim në parimet e demokracisë, lirisë, me respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe traktatet ndërkombëtare, diçka që shqetëson veçanërisht rajonin e ndjeshëm të Ballkanit Perëndimor”. Nga ana e tij S.P. i NATO-s Mark Rutte ka thënë se “Greqia është anëtare e përkushtuar e Aleancës për mbi 70 vjet, dhe tani investon 3% të PBB-së së saj në mbrojtje, ndërsa po vazhdon me një modernizim të ri të forcave të saj armatosura duke zhvilluar industrinë e mbrojtjes ,duke kryer edhe stërvitje të mëdha ushtarake”. “Mbështetja jonë për Kievin duhet të vazhdojë sidomos në këto momente kur Rusia me luftën e saj të paligjshme në Ukrainë po përdor ushtarët e Koresë së Veriut, apo dronët kinezë, ndaj duhet të mbështesim mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, ka shtuar ai. Më herët Rutte ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Mbrojtjes ku është takuar me ministrin Nikos Dendias dhe më pas edhe në Ministrinë e Jashtme ku ka pasur një takim me kreun e diplomacisë greke Giorgos Gerapetritis.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39