Presidenti amerikan, Donald Trump zbuloi datën se kur do të vizitojë Moskën i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff. Sipas trump pritet që Ëitkoff të jetë atje mes datave 6 dhe 7 gusht një ditë para se të skadojë ultimatumi që Shtetet e bashkuara i vendosën Moskës për të arritur një armëpushim me Ukrainën, e në të kundërt pas 8 gushtit do të duhet të përballen me sanksione të reja.