Top Channel/ Rusia zgjeron ndikimin? “Takimi BRICS synonte të nxirrte në pah dështimin e SHBA…”
24/10/2024 22:57

Presidenti rus Vladimir Putin kryesoi të enjten sesionin përmbyllës të takimit të nivelit të lartë të grupit BRICS të vendeve me ekonomi në zhvillim, duke përshëndetur rolin e kësaj organizate si një kundërpeshë ndaj Perëndimit. Takimi treditor i nivelit të lartë në qytetin e Kazanit kishte për tematikë thellimin e bashkëpunimit financiar, përfshirë zhvillimin e alternativave ndaj sistemeve të pagesave të dominuara nga perëndimi, si dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe zgjerimin e grupit të vendeve BRICS. Duke folur gjatë sesionit të së enjtes, ku përfshiheshin vendet që mund t’i bashkohen kësaj organizate, Presidenti rus Putin tha se të gjithë “ndajnë aspirata dhe vlera të ngjashme dhe vizionin për një rend të ri demokratik global”. Në takimin e nivelit të lartë morën pjesë 36 vende, në një aktivitet që synoi të nxjerrë në pah dështimin e përpjekjeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për ta izoluar Rusinë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë. Kremlini e cilësoi takimin e nivelit të lartë si “aktiviteti më i madh i politikës së jashtme të mbajtur ndonjëherë” nga Rusia. Rusia ka nxitur në mënyrë specifike krijimin e një sistemi të ri pagesash që do të ofronte një alternativë ndaj rrjetit global të mesazheve bankare SWIFT dhe do t’i mundësonte Moskës të shmangte sanksionet perëndimore dhe të bënte tregti me partnerët. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të mërkurën, pjesëmarrësit e takimit të nivelit të lartë shprehën shqetësimin për “efektin dëmtues të masave shtrënguese të paligjshme dhe të njëanshme, përfshirë sanksionet e paligjshme” dhe përsëritën angazhimin e tyre për të rritur bashkëpunimin financiar brenda grupit BRICS. Ata vunë në dukje avantazhin e “instrumenteve të pagesave ndërkufitare më të shpejta, me kosto të ulët, më efikase, transparente, të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, të ndërtuara mbi parimin e minimizimit të barrierave tregtare dhe qasjen jodiskriminuese”.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52