Shtëllunga të mëdha tymi të zi mbuluan qytetin port të Odesës në orët e para të mëngjesit të së dielës. Rusët kishin goditur perlën e detit të Zi. Serhii Bratchuk, zëdhënësi i Shtabit Operacional të administratës ushtarake rajonale të Odesës, tha se ruset kishin goditur një depo karburanti dhe zona të tjera kritike më të paktën 6 raketa, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima .