Top Channel/ Rusia sulmon me dronë, bombardon Ukrainën ditën që u fol për marrëveshjen
21/03/2025 12:25

Qyteti portual Odesa, u përfshi nga flakët të enjten vonë, pasi u godit nga një sulm në shkallë të gjerë me dron rus, disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump shprehu optimizëm për përfundimin e luftës dhe ndërsa bisedimet e paqes do të rifillojnë të hënën. Trump – i cili kohët e fundit zhvilloi telefonata të ndara me presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për zbatimin e një armëpushimi të pjesshëm – foli me optimizëm për arritjen e përfundimit të luftës të enjten, duke thënë se “ne po bëjmë shumë mirë në këtë drejtim”. Delegacionet nga Rusia dhe SHBA pritet të rifillojnë bisedimet për përfundimin e luftës të hënën në Arabinë Saudite, thanë zyrtarët e të dy vendeve, pas një raundi të mëparshëm bisedimesh në shkurt. Zelensky tha se një ekip nga Ukraina do të marrë pjesë gjithashtu, me takime paralele që ka të ngjarë të zhvillohen, dhe i kërkoi Putinit të "ndalojë kërkesat e panevojshme që vetëm e zgjasin luftën". Disa orë pasi Trump foli, Rusia nisi një sulm "masiv" me dron në Odesa, duke goditur objektiva civilë dhe duke plagosur të paktën tre persona, duke përfshirë një të mitur. Presidenti çek Peter Pavel ishte në qytetet për një vizitë në kohën e sulmit. sulmet ruse plagosën të paktën pesë të tjerë pranë qytetit jugor të Zaporizhzhia të enjten Gati 200 dronë goditën gjithashtu rajonin Kirovohrad në Ukrainën qendrore gjatë natës së të enjtes, duke plagosur 10 persona. "Sulmet ruse në Ukrainë nuk ndalen, pavarësisht pretendimeve të tyre propagandistike. Çdo ditë dhe çdo natë, lëshohen gati njëqind ose më shumë dronë, së bashku me sulmet e vazhdueshme raketore. Me çdo lëshim të tillë, rusët i ekspozojnë botës qëndrimin e tyre të vërtetë ndaj paqes," tha Zelensky të enjten në X.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39