Zhurmat e shpërthimeve u dëgjuan në qendër të Kievit të hënën në mëngjes, ndërsa ushtria e Ukrainës paralajmëroi për një sulm masiv me raketa dhe dronë rus. Forcat ajrore u thanë ukrainasve se Rusia kishte 11 bombardues strategjikë TU-95 në ajër dhe konfirmoi lëshimin e një numri raketash. Jashtë kryeqytetit ukrainas, reporterët e Reuters dëgjuan zhurmën e mbrojtjes ajrore.