Top Channel/ “Rusia s’do fitojë kurrë në Ukrainë ”Biden: Kievi qëndron i fortë dhe NATO e bashkuar
21/02/2023 21:33

Një ditë pas vizitës së paparalajmëruar në Kiev, Biden i dërgoi një mesazh të qartë Moskës nga Varshava. Kievi qëndron i fortë dhe NATO është më e bashkuar se kurrë”- ishte ky mesazhi që dha presidenti Biden në një fjalim nga Varshava. “Një vit më parë, bota ishte e shqetësuar për rënien e mundshme të Kievit. Kievi qëndron i fortë, Kievi qëndron krenar, qëndron i papërkulur dhe më e rëndësishmja, qëndron i lirë. Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë“, tha presidenti Biden . Biden shtoi se NATO nuk do të përçahet dhe SHBA nuk do të dorëzohet në mbështetje të Ukrainës, aty ku lufta po hyn në fazë tjetër. Ai tha se Putin po përballet sot me demokraci më të forta. “Kur Presidenti Putin urdhëroi tanket e tij të hynin në Ukrainë, ai mendoi se ne nuk do të bënim asgjë. Ai ishte i gabuar“, tha Biden. Duke iu përgjigjur Putinit që bën fajtor perëndimin për luftën në Ukrainë, Biden tha se perëndimi nuk po bën komplot për të sulmuar Rusinë, por po mbron demokracitë. Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre do të shpallin më shumë sanksione kundër Rusisë këtë javë lidhur me agresionin ndaj që filloi gati një vit më parë. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të organizojnë një takim të nivelit të lartë të NATO-s vitin e ardhshëm, në 75 vjetorin e aleancës. Pamjet: AFP

Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top News-Trumpi i ikën drejtori i antiterrorit. ‘Lufta në Iran, e pajustifikueshme! S’kishte rrezik’
17/03 19:03
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
DIGITALB DIGITALB