Rusia ka sulmuar mëngjesin e sotëm infrastrukturën kritike në rajonin e kryeqytetit ukrainas, e bombardime pati edhe në qytetin jugor të Mikolajivit. Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i d a dritën jeshile rezolutës së paraqitur nga Shqipëria dhe SHBA-ja e cila dënon aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës .