Irani është sot mbështetësi kryesor ushtarak i Rusisë, deklaroi zëdhënësi i i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby. Marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë ngrohur deri në mbërritjen tek një partneritet i plotë i mbrojtjes, shtoi ai, duke nënvizuar se Moska po siguron një nivel të paprecedentë të mbështetjes ushtarake. Rusia po përpiqet të bashkëpunojë me Iranin në fusha si zhvillimi i armëve dhe stërvitjet. Ne kemi parë gjithashtu raporte se Moska dhe Teherani po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një linje të përbashkët prodhimi për dronët vdekjeprurës në Rusi. I bëjmë thirrje Iranit të tërhiqet nga ky bashkëpunim."