Rusia duket gjithmonë e më e egërsuat nga dështimet në terren, e duket kjo është arsyeja që shtyu Moskën të përdorë për herë të parë në Ukrainë raketat e reja hipersonike Kinzhal, duke shkatërruar një depo armësh perëndim të vendit. Ministria ruse e mbrojtjes e përshkroi si një sukses faktin që sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa aerobalistike hipersonike shkatërroi një depo të madhe nëntokësore ku ruheshin raketa dhe municione të aviacionit në fshatin Deliatin në rajonin Ivano-Frankivs.Agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë, Ria Novosti tha se kjo është hera e parë që janë përdorur armët hipersonike Kinzhal, në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.