Top Channel/ Rusia paraqet kushtet e saj për fundin e luftës:”Jo trupa të huaja në Ukrainë”!
13/03/2025 13:03

Nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e Moskës ndaj propozimit të Uashingtonit për një armëpushim 30 ditor me Kievin, i cili të hidhte edhe bazat e një paqejej afatgjatë. Megjithatë, sipas agjencisë së njohur të lajmeve Reuters, e cila citon dy burime që kanë dijeni për cështjen, Kremlini ka paraqitur një listë kërkesash. Edhe pse nuk dihet me saktësi se cfarë ërmban lista, burimet në fjalë thonë se kushtet janë të ngjashme me ato të paraqitura më parë, e mes tyre insistohet sërish që të mos ketë anëtarësi në NATO për Ukrainën, kundërshtohet prania e trupave të huaja në këtë vend dhe kërkohet njohja ndërkombëtare e pretendimit të Vladimir Putin ndaj Krimesë dhe katër provincave ukrainase. Angazhimi i Putinit për një marrëveshje armëpushimi mbetet i pasigurt, thuhet në shkrim, me detaje ende për t’u finalizuar. Disa zyrtarë amerikanë druhen se ish oficeri i KGB-së, mund ta përdorë pushimzjarrin për të intensifikuar përpjekjet për të ndarë SHBA-në, Ukrainën dhe Europën dhe për të minuar çdo negociatë. Për herë të parë që kur presidenti amerikan, Donald Trump, nisi mandatin e dytë në janar dhe nisi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, është Moska – e jo Kievi – ajo që gjendet nën një presion më të madh nga Shtetet e Bashkuara që të tregojë se është e angazhuar për të arritur paqe. Trumpi pohoi më herët se të mërkurën, zyrtarët amerikanë janë nisur drejt Moskës, pasi Ukraina u pajtua me planin amerikan për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor, i cili mund edhe të zgjatet.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00