Pavarësisht këmbënguljes së zyrtarëve të Moskës se ofensiva ukrainase në tokën ruse është frenuar, duket se gjendja në terren mbetet shqetësuese për të. Autoritetet ruse evakuan sot banorë nga pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën.