Pas tërheqjes nga veriu i Ukrainës, ushtria ruse po e përqëndron aktivitetin në jug dhe në lindje të vendit fqinj. Operacionet e Moskës tani po fokusohen në rajonin e Donbasit. Një zyrtar perëndimor konfirmoi për BBC se Rusia e ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, duke vendosur në krye të saj një gjeneral me përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri.