Negociatat e fundit mes palës ukrainase dhe asaj ruse në Stambolll të Turqisë javën e kaluar dhe më pas një bisedë online mes palëve lanë të kuptohet se një takim mes presidenteve është i afërt. Por në një deklaratë të dielën negociatori rus Vladimir Medinsky la të kuptohet se Kremlini nuk ka më të njëjtin qëndrim. Ai tha se pozicioni i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin nuk ka ndryshuar dhe se bisedimet për paqen nuk kanë ecur aq sa duhet për tu finalizuar me një takim Putin -Zelensky. Ndërkohë negociatori ukrianas David Arakhamia u tha mediave të shtunën se Rusia u kishte dhenë një përgjigje zyrtare se ata respektojnë qëndrimin e Ukrainës në përgjithësi përveç çështjes së Krimesë.