Rusia mori sot presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht agresionit të saj në Ukrainë që po hyn në muajin e 14-të, një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Vladimir Putin dhe planet e Moskës për të dislokuar armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje, rotacioni vazhdoi teksa kritikët shtrojnë pyetjen sesi mundet ajo të drejtojë në këto kushte organin më të fuqishëm të OKB-së.