Goditja më e fundit në arenën ndërkombëtare, Rusisë i vjen nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror,e cila votoi për pezullimin e këtij vendi nga radhët e saj për shkak të agresionit në Ukrainë. Pjesa më e madhe e 160 shteteve anëtare të Agjencisë e kanë përkrahur vendimin, ndonëse numri i saktë i tyre nuk dihet ende.