Në dy vitet e fundit, buzë Detit Baltik, Rusia raportohet të ketë ndërtuar një bazë masive spiunazhi, sipas Neësëeek. Sipas investigimit të revistës së përjavshme amerikane, objekti i spiunazhit ndodhet në Kaliningrad, një gjysmë-enklavë ruse e vendosur midis vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë. Raportet tregojnë se, objekti filloi të merrte formë në mars të vitit 2023 dhe tani është pothuajse i përfunduar. Besohet se në këtë bazë ka një grup antenash rrethore, CDAA një instalim ushtarak ky i projektuar për inteligjencë radio ose komunikime, i vendosur në rrethin Chernyakhovskyi, në jug të një baze ajrore të përdorur nga Flota baltike e marinës ruse.