Rusia paralajmëroi se vendet që votojnë pro ose abstenojnë ndaj nismës amerikane për të larguar Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të përballen me pasoja, pasi veprimi i tyre do të shihet prej saj si "gjest jomiqësor". Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do të kërkonin pezullimin e Rusisë nga ky organizëm pasi Ukraina i akuzoi trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në qytetin e Bucha.