Një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi një ligj separatist etnik serb, ambasada ruse në Sarajevë paralajmëroi se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë “destabilizim”. Frika e një përshkallëzimi të tensioneve në Ballkanin e ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, u shtua ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit.