Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09/2025 22:43

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se NATO është tashmë e përfshirë në një luftë “de facto” me Rusinë. Sipas tij, Aleanca po ndihmon Ukrainën jo vetëm në mënyrë të tërthortë, por edhe drejtpërdrejt. “NATO-ja është de facto e përfshirë në këtë luftë. Ajo ofron mbështetje si indirekte, ashtu edhe të drejtpërdrejtë për regjimin e Kievit,” u shpreh Peskov gjatë një bisede me gazetarët. “Prandaj, mund të themi me siguri absolute se NATO është në luftë me Rusinë.”, shtoi ai. Peskov tha se nuk ka pasur lëvizje për organizimin e një takimi mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës. Megjithatë, ai theksoi se Moska mbetet e gatshme të gjejë një zgjidhje përmes bisedimeve. “Rusia ende ruan interesin dhe gatishmërinë për të zgjidhur krizën ukrainase me mjete politike dhe diplomatike,” tha ai, duke iu përgjigjur deklaratës së Donald Trump se “durimi i tij po mbaron”. Sipas tij, është Ukraina ajo që po e pengon procesin. Ndërkaq, vazhdojnë lëvizjet ushtarake në kufijtë lindorë të NATO-s. Orët e fundit edhe Italia ka vendosur të marrë pjesë në Operacionin “Roja Lindore”, duke dërguar dy avionë luftarakë Eurofighter. Po ashtu, Britania thirri ambasadorin rus të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë nga dronë rusë. Sekretarja e Jashtme britanike dënoi veprimet dhe tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00