Ka mjaftuar një kërkesë e Rusisë për armatime që lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un të përgatitet të niset me trenin e tij te blinduar drejt Vladivostokut, qyteti më i afërt rus me vendin e izoluar komunist. Një zyrtar amerikan pohoi se Kim Jong Un mund të udhëtojë së shpejti drejt Rusisë për t`u takuar më Vladimir Putinin në mesin e raporteve se Kremlini po përpiqet të sigurojë pajisje ushtarake për luftën e tij në Ukrainë.