Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake pasi duket është në vështirësi me armatimet gjatë avancimit të saj të ngadaltë në Ukrainë, pohojnë zyrtarë amerikane. Nuk ka ende detaje mbi llojet e armatimeve që janë kërkuar dhe nuk dihet nëse Pekini është vënë vërtet në lëvizje për të furnizuar qeverinë e Vladimir Putinit- por kërkesa në vetvete ka ngjallur shqetësim të madh mes qeverive perëndimore.