Vladimir Putin e priti krahëhapur në Kremlin kryeministrin sllovak, Robert Fico me të cilin diskutoi kontratën që skadon së shpejti, e cila lejon kalimin e gazit natyror rus përmes Ukrainës. Kreu i ekzekutivit sllovak sqaroi se takimi me shefin e Kremlinit erdhi si reagim ndaj Kievit që deklaroi se nuk do ta rinovojë kontratën, e cila përfundon në 31 dhjetor.