Top Channel/ Rusia “hakmerret” me Erdogan: bllokohen anijet turke në portet e saj!
09/03/2022 11:36

Në një bisedë telefonike me homologun rus Sergei Shoigu, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar e bëri të qartë se Ankaraja pret mbështetjene Moskës për kthimin e sigurtë të anijeve tregtare turke të bllokuara në portet ruse për shkak të situatës aktuale në Ukrainë. Sipas deklaratës së ministrisë që ai drejton, biseda mes Akar dhe Shoigu u fokusua tek zhvillimet në Ukrainë. Aty u tha se "negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të kontribuojnë ndjeshëm në vendosjen e paqes, stabilitetit dhe përmirësimin e situatës humanitare në mënyrë që një zgjidhje e përhershme të jetë e mundur". Duke nënvizuar sesa e rëndësishme është të shpallet një armëpushim në të gjithë Ukrainën në mënyrë që të rivendoset paqja e stabiliteti pa humbje të mëtejshme jetësh njerëzore, ministry turk u shpreh se përpjekjet për të hapur korridoret humanitare për evakuimin e civilëve janë të mirësepritura. Megjithate, ai e ktheu dhe një herë vëmendjen tek anijet turke që presin në porte. Në fund të shkurtit, Turqia ndaloi qarkullimin e anijeve luftarake përmes ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve, të cilat lidhin Detin Marmara dhe Egje me Detin e Zi. Në këtë mënyrë, ajo bllokoi katër anije luftarake ruse në Mesdhe që prisnin lejen e kalimit. Edhe pse ka një raport të mirë me Vladimir Putinin, Erdogan e ka dënuar sulmin rus në Ukrainë dhe është ofruar disa herë të ndërmjetësojë mes palëve.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52