Vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për dërgesa më të shpejta të armëve aq të nevojshme për ushtrinë e vendit të tij, të përballur me agresionin brutal të Moskës, forcat ruse goditën në qytetin e Odesës një strukturë të njohur si “Kështjella e Harry Potterit”. Pesë persona humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi i befasishëm në qytetin port; tre prej vitkimave ishin gra.