Top Channel/ Rusia e alarmuar: SHBA po armatos Kosovën, raketa Patriot në Shqipëri- reagon ambasada
09/06/2021 12:43

Ambasada e Rusisë në Washington ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në disa media ruse të cilat pretendojnë se Kosova po armatoset nga SHBA. Përes një postimi në Twitter, ambasada i ka bërë thrrje SHBA-së të respektojë Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe të heqë dorë nga politika e armatimit të Kosovës. “Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmbahen Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara… Të heqin dora nga politika e furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje për Kosovën dhe rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në postim. Më herët, në shtypin kosovar përmendej një shkrim i portalit të Kremlinit, Sputnik ku citoheshin edhe ekspertë serbe. Në shkrim thuhej se SHBA ka dërguar automjete të blinduara për ushtrinë e Kosovës. “Ne do të shohim se si do të vazhdojë kjo, por sigurisht duhet të merret parasysh që një pjesë e stërvitjeve të NATO-s u zhvilluan edhe në Shqipëri. Dhe një nga modalitetet e prapaskenës është pikërisht se stërvitjet ushtarake përdoren për të lënë armë në vende të tilla”, thoshte aty analisti gjeopolitik dhe ushtaraku serb, Srgjjan Perisiç. Edhe gjenerali serb në pension, Branko Krga hodhi idene se pajisjet ushtarake që përdoren në stërvitje mund edhe të lihen në vendin prites, duke përmendur këtu dhe raketat Patriot’. të tilla pretendime nuk janë dicka e re për rusët; disa ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se NATO do të dorëzonte armët më moderne, municione, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për ushtrinë ukrainase nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11