Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, u dënua nga gjykatë në Rusi, nën akuzat për kontrabandë droge të enjten. Gjykata tha se ajo “qëllimisht” kishte sjell në Rusi vaj kanabisin duke e dënuar me nëntë vjet burgim. Menjehre pas vendimit Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, lëshoi një deklaratë duke thënë se ky rast "është një rikujtim për atë që bota tashmë e di: Rusia pa të drejtë po e mbanë Brittneyn".