Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 30 dyshohet se janë bllokuar pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh pesë-katëshe në rajonin Donetsk të Ukrainës, duke e shembur ndërtesën. Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha se sulmi u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Chasiv Yar, një qytet rreth 20 kilometra në juglindje të Kramatorsk, e që pritet të jetë një objektiv kryesor i forcave ruse ndërsa ato përparojnë ngadalë drejt perëndimit.