Departamenti Amerikan i Shtetit postoi sot mesazhin e urimit të shefit të diplomacisë amerikane, Marco Rubio për popullin e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Në urimin e kryediplomatit amerikan, vendin qendror e zinte përcjellja e mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.