Administrata e Presidentit Donald Trump i kërkoi diplomatëve amerikanë në mbarë botën të ushtrojnë presion mbi aleatët për ta shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike -IRGC të Iranit dhe grupin Hezbollah me qendër në Liban si organizata terroriste, duke përmendur rrezikun e lartë të sulmeve, sipas një kabllogrami të brendshëm të Departamentit të Shtetit të parë nga Reuters.