Tashmë është publike përbërja e Komitetit Kombëtar që do të marrë në dorë administrimin e Gazës, një strukturë kjo e krijuar pas nismës së ndërmarrë nga presidenti amerikan Donald Trump. Në krye të këtij mekanizmi do të jetë Ali Shaath, i cili do të udhëheqë një ekip të përbërë nga 15 anëtarë, secili i ngarkuar me sektorë kyç si financat, arsimi, infrastruktura dhe shërbimet publike, sipas Reuters.