Rrëzimi i një masivi gurësh në rrugën Levan- Tepelenë si pasojë e reshjeve intensive 4 vjet më parë vazhdon të mbajë të bllokuar këtë aks rrugor duke u kthyer ne shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve. Edhe pse Autoriteti Rrugor Shqiptar asokohe u shpreh se devijimet e krijuar për lëvizjen e automjeteve do të ishin një zgjidhje provizore, situata ende sot nuk ka ndryshuar. Lëvizja në këtë pjese të autostradës është e rrezikshme sipas drejtuesve të mjeteve që thonë se jo pak herë është bërë edhe burim aksidenti.