Në fund të qershorit do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër segment rrugor, ai Shijan- Ura e Gajdarit që është pjesë e aksit Kardhiq Delvinë. Ndërsa ndoqi nga afër punimet që po shkojnë drejt fundit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se kjo rrugë lidhëse me gjatësi prej 5.5 kilometër është rehabilituar plotësisht dhe do të jetë gati për sezonin turistik.