Në pranverën e 2026 pritet te perfundojnë 18 kilometrat e pare të aksit të ri rrugor Elbasan-Rrogozhinë . Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në lotin 5, aksi Papër – Ura e Grykshit, ku theksoi rëndësinë e përmbushjes së afateve kontraktuale dhe të hapjes së plotë të 5 loteve të para për qarkullim në qershor 2026.