Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër. Kryeministri Edi Rama bashkë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishin në Koman për të mbarë ecurinë e punimeve për ndërtimin e rrugës së Komanit, një aks prej 31 km që lidh dy hidrocentralet e do t’i japë një zhvillim të ri turizmit të kësaj zone.