Top Channel/ Rrjeti i drogës, pranga 2 shqiptarëve! Pjesë e grupit që pastroi 375 mln euro
25/09/2024 22:47

Një hetim gati 4 vjeçar i ndihmuar dhe nga dekriptimet e mesazheve të dërguara në rrjetin Sky Ecc është goditur një rrjet i fuqishëm ndërkombëtar i trafikut të drogës. Hetimi i nisur nga autoritetet italiane çoi në lëshimin e 61 urdhër-arresteve për persona të dyshuar për trafik kokaine dhe pastrim parash në katër vende: Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni. Sipas Spak në Shqipëri, janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, konkretisht Jurgen Kaçurri dhe Arjanit Maloku. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale. Sipas mediave italiane, grupi kishte rrënjë në Shqipëri dhe trafikonte kokainën nga Amerika e Jugut drejt Evropës, duke përdorur rrugë të fshehta tregtare. Droga më pas transportohej me kamionë dhe kalonte përmes Spanjës dhe Holandës për të mbërritur në Itali. Ndërkohë, një skemë e sofistikuar pastrimi parash përfshinte një shoqatë italo-kineze, e cila transferonte shuma të mëdha kapitali të paligjshëm jashtë vendit përmes faturave të falsifikuara. Përfitimi nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se ishte rreth 375 milionë euro. Autoritetet kanë mundur të sekuestrojnë vetëm 60 milionë euro dhe në pranga kanë rënë 21 anëtarë të këtij grupi kriminal. Po ashtu, autoritetet kanë kapur 360 kilogramë kokainë me një vlerë tregu rreth 30 milionë euro, 2.5 milionë euro cash, 5 pistoleta dhe disa automjete. Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Europolin, Eurojustin dhe forcat policore nga disa vende, duke përfshirë Shqipërinë, Poloninë dhe Zvicrën. E veçanta e këtij Rrjeti kriminal, ishte se vepronte në fshehtësi të thellë, kishte krijuar një metodë të avancuar për të shmangur kontrollin policor dhe doganor, duke minimizuar rreziqet e kapjes dhe duke kursyer komisione të mëdha në transferimin e të ardhurave nga krimi.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39