Rritja e imazhit të Shqipërisë si një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Evropë, po shfrytëzohet edhe nga individë që vijnë për të fituar para përmes aktiviteteve të paligjshme. Këtë e dëshmon edhe rasti i fundit. Dy shtetase kineze kishin hyrë në vendin tonë si turiste, por ashtu si në disa raste të tjera, rezultuan të përfshira në ushtrim prostitucioni për qëllime fitimi.