Një banesë në Llaktund të Vlorë është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Dyshohet se një rrjedhje gazi nga bombola ka shkaktuar zjarrin në banesën e shtetasit me iniciale K.T. rreth orës 18:10. Sikurse duket edhe në pamjet, banesa është shkrumbuar në pjesën e brenshme të saj. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, po flakët kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpi.