Industria e Përpunimit të Qumështit ka lajmëruar të gjitha pikat e shitjes se duke nisur nga data 15 shkurt, të gjitha nënproduktet e qumështit të dhisë dhe dele do të kushtojnë më tepër. Ky ndryshim çmimi me vjen me justifikimi se një litër qumësht i të imtave tek fermerët blihet 20-30 lekë më tepër. “Gjëja e parë që mund të them është se kjo rritje me planifikim nuk më pëlqen. Të duket sikur ka hile prapa”- tha Zef Gjeta, Ekspert Bujqësie