Duke nisur nga 1 prilli hyri në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale në vend në 40 mijë lekë në muaj. Konfindustria mbështet në parim shqetësimin e ekzekutivit për rritjen e pagës minimale, por kërkon, që procesi ti nënshtrohet politikave të mirëmenduara ekonomike dhe ti shmanget me çdo kusht vendimeve populiste në prag zgjedhjesh.