Rreth 7 mijë policë të nivelit bazë do të përfitojnë rritje page 15%. Sipas sindikatës ky vendim duhet përshëndetur por nuk mjafton. Trajtimi financiar i punonjësve të policisë sipas gradave ka diferenca të mëdha. Qeveria po shton në pagën e përmuajshme të punonjësve të policisë 8 mijë lekë, por sipas sindikatës prej muajsh policët nuk marrin dietat apo pagesat për largësi nga vendi I banimit.