Nga banesa e tij ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’ kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim për mediat. Berisha e nisi konferencën duke folur për rritjen ekonomike të vendit, ku listoi arsyet se pse kjo rritje nuk po pasqyrohet te përmirësimi i gjendjes ekonomike të qytetarëve.