Menaxhimi, më shumë se kriza globale e energjisë e efektet e luftës Rusi-Ukrainë është shkaku kryesor që po rrit çmimin e energjisë për bizneset e familjet e pasura në vijim. I këtij mendimi është eksperti për çështjet e energjisë, Eduart Elezi sipas të cilit edhe shtrenjtimi për bizneset do të godasë sërish qytetarët e thjeshtë, pasi çdo kosto shtesë do të bjerë mbi to, në çmimin final të produkteve që do të blejnë.