Mes krizës së karburantit, të nxitur nga konflikti në Lindjen e Mesme, Sllovakia ka vendosur një sistem çmimesh të dyfishta, në bazë të të cilit drejtuesit e makinave me targa të huaja duhet të paguajnë 1,83 euro për litër naftë, apo rreth 26 cent më shumë se shtetasit sllovakë. Vendimi i qeverisë sllovake ngjalli zemërim në pikat e karburantit dhe ka nxitur kritika nga Bashkimi Europian për diskriminim.