Ngritja e vazhdueshme e çmimeve të konsumit është bërë sfidë për qytetarët e Kosovës. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, edhe në muajin janar të këtij viti, inflacioni ishte 0.9 për qind më i lartë se muaji dhjetor me një rritje 12 për qind krahasuar me një vit më parë. Sipas këtij raporti rritje të çmimeve ka pasur në pothuajse të gjitha produktet bazi të konsumit.